Jeta Osh Qef

Shqiptari që ka krijuar 200 makina, 2 janë prej ari
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 27.12.2016, 08:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është shumë i ri , por mjaft i talentuar. Po flasim për Lindi Kurtishin, shqiptarin nga Tetova, i cili nuk ka zgjedhur të merret me drogë, me vjedhje apo me punë të tjera të pista, por t'i përkushtohet ëndrrës së tij.

Para disa kohësh Lindi u bë i njohur për mediat në Kosovë për forcimin e motorit të Mercedes Benz C32 AMG, i cili i ka kushtuar plot 25 mijë franga zviceriane. Një makinë, të cilën e ka dizenjuar vetë dhe që do ta shiste për 67 mijë franga.

Të impresionuar nga puna e Lindit, Jetaoshqef.al konktatoi me të për të marrë më tepër detaje rreth këtij suksesi që për të riun që jeton në Zvicër është vetëm fillimi.

Së fundmi, Lindi ka krijuar dy makina prej ari, njëra prej të cilave ndodhet në Zvicër dhe tjetra në Dubai, ndërsa çmimi i tyre është 650 mijë Euro.

Intervista e plotë

Lindi, sa vite keni që i jeni përkushtuar këtij profesioni?

Unë kam 7 vite që merrem me këtë gjë.

Pasi të tjerët kanë parë punën tuaj, ju kanë bërë ofertë që të bëheni pjesë e Mercedez apo edhe të ndonjë kompanie tjetër makinash?

Në Zvicër u hap ideja për disa kombinime, nuk më ka interesuar që të kem shumë fitime, ajo çfarë kam përfituar është një Lamborghini dhe Ferrari qka vjen. Kam disa bashkëpunime.

Të krijosh një makinë të tillë, nuk është e lehtë, ju ka ndihmuar dikush tjetër në këtë nismë?

Po kam punëtor unë dhe jam i lidhur me investitorë dhe biznesmen edhe nga Dubai ku edhe atje kam qenë për të bërë makina se unë merrem afër 7 vite me këtë gjë.

Pra, ju keni një biznes tuajin prej 7 vitesh në Zvicër?

Po.

Në stafin tuaj a keni punonjës të tjerë shqiptarë?

Jo, nuk kam punëtorë shqiptarë, kam patur diku por për fat të keq s'ju ka kushtuar rregullave, a dasht të ndryshoj sistemin.

Për të gjitha këto arritje, keni fituar vëmendje mediatike në Zvicër apo edhe diku tjetër?

T'ju them të drejtën kam dalë në një gazetë njëherë në Zvicër në Kanton St Gallen, por kjo punë është para 7 viteve dhe nuk kam jam përkushtuar shumë të informoj portalet për këtë punë. Por, unë jam fans i faqes suaj dhe pata dëshirë që ta ndaj këtë informacion me ju dhe ndjekësit tuaj.

Lindi, cili ka qenë momenti më i bukur gjatë gjithë punës suaj ndër vite, arritja juaj më e madhe që sot ju ndiheni krenare për të?

Momenti më i bukur ka qenë kur investitorët nga Dubai më kanë lajmëruar se kanë dëshirë të bashkëpunojnë me mua, kjo më ka ngritur shumë lart dhe nga puna që kam bërë dhe bëj janë të gjithë të mahnitur nga talenti që kam dhe ideja kur dëgjoj fjalë të mirë, ajo ma bën zemrën mal, saqë atëherë e ndiej akoma më shumë punën time.

Ju jeni i martuar, keni krijuar familje aty në Zvicër?

Po, jam i martuar dhe kam fëmijë, po më shumë jam jashtë vendit se sa në shtëpi dhe kjo më sjell pak probleme në lidhje.

Sa punonjës keni në projektin tuaj?

Unë kam vetëm një punëtor.

Sa makina keni krijuar deri më sot dhe çmimi i tyre?

Deri më tani kam bërë më shumë se 200 makina në këto 7 vite dhe çmimi më i lirë ka qenë 200 mijë franga.

Çfarë synoni për të ardhmen, cilat janë planet tuaja?

Unë pres një projekt të ri më 2017-ën të bëj edhe një anije "Yacht" në Dubai , kjo arrin vlerën e punës deri në 340 mijë eurosh për të tërë vitin, këtë ofertë e kam marrë ta konkretizoj në punë dhe tani në fillim të shkurtit do të nis projektin për dizajnin e tyre.

Sa kohë u është dashur për krijimin e dy makinave të fundit?

Makinën e fundit për dy ditë e kam kryer krejt dhe për Dubai kam bërë një dhe për në Zvicër të njëjtën makinë, kështu që prej këtyre makinave ka të prodhuar 600 dhe prej ari kam bërë atë në Dubai dhe tjetrën në Zvicër.

Faleminderit! Ju urojmë suksese në punën tuaj!

Ju falenderoj shumë edhe unë juve!