Jeta Osh Qef

Jetesa në vitet e komunizmit
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 23.12.2016, 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Revista "Living" ka realizuar një editorial për kohën e Komunizmit në "Bunk'Art", i cili është publikuar edhe nga sajti amerikan "Bored Panda", një hapësirë mediatike  që promovon kreativitetin e krijuesve dhe artistëve.  Ky editorial nuk është një akt i nostalgjisë ndaj periudhës së diktaturës apo komunizmit, por tregon kohën e dhimbshme dhe të tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët.

Këto foto tregojnë stilin e jetesës shqiptare në atë kohë, duke përfshirë veshjet, mobiliet, lukun, etj. Këto 50 vite izolimi të Shqipërisë kanë ngjallur gjithmonë interes dhe kureshejtje tek të huajt, por edhe tek disa të rinj shqiptarë, të cilët nuk janë jetuar asnjë ditë të këtij regjimi komunist.

Në këtë realizim kanë kontribuar kryeredaktori i revistës, Gentian Minga, fotografi Armand Habazaj, Argenta Heti, Gresa Kotri dhe modelët River Durra dhe Kristina Peti.