Jeta Osh Qef

Durrsakët gjuajnë me topa bore, polici bën “Van Damin”
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 11.01.2017, 22:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para pak momentesh disa të rinj nga qyteti i Durrësit kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin me topa dëbore kur befas aty ka kaluar një makinë policie. Nën efektin e gëzimit të dëborës, ata kanë filluar të godasin me topa bore edhe makinën e policisë, por kaq ka mjaftuar që makina të ndalojë dhe polici që ishte në timon të dalë si “Van Dami”.

Fatmirësisht ngjarja nuk ka precipituar më tej, dhe pasi ka parë për disa momente “shtrembët” të rinjtë, polici është futur në makinë dhe ka vazhduar rrugën.